Dje në Burrel u luajt një ndeshje shumë delikate në garën për mbijetesë në Kategorinë e Parë, mes Burrelit e Tërbunit. Në fund nuk pati gola, edhe pse Burreli e fitoi një penallti, por e gaboi. Protesta e akuza nga Tërbuni gjatë e pas ndeshjes, për një arbitrim jo fort korrekt, por për sa kohë në Shqipëri ndeshjet transmetohen vetëm në Superiore, me ndonjë përjashtim të vogël, është e kotë të gjykojmë.
Ajo që mund të gjykojmë është puna aspak serioze e bërë në Burrel me vijëzimin e fushës, me tallash dhe me gabime trashanike, herë duke gabuar rrethin, herë një vijë të drejtë e herë zonën që merr drejtime krejt të paditura.
Duke nisur nga arbitri i ndeshjes, Stolaj, e deri te vëzhguesit Misha e Braja, ndoshta duhej të bënin një kontroll para fillimit të takimit, për të verifikuar vijëzimin qesharak në shumë zona të fushës.