Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe gjithashtu ish-kapiten i Bajernit, Klaus Augentaler, ka kritikuar klubet e Bundesligës për merkaton e tyre. “Nuk më pëlqen mënyra se si punojnë. Kam ndjesinë se në kampionatin tonë po vijnë shumë lojtarë mediokër nga jashtë shteti. Ne kemi një strukturë fantastike të rinjsh dhe shoh disa klube gjermane të cilat i hedhin sytë nga kampionatet e tjera. Po blihen lojtarë që nuk janë mjaftueshëm të mirë”, – është shprehur ai.
Për Hejnkesin
Augentaler shpreson që ish-skuadra e tij të ketë Jup Hejnkesin edhe një vit tjetër si trajner, nëse është e mundur. “Sipas meje, do të kishte më shumë kuptim nëse trajneri i preferuar për këtë post të mos jetë i gatshëm për ndryshim deri në vitin 2019. Për shembull, Jurgen Klop, i cili për mua është kandidati më i mirë. Ai ka eksperiencë, madje edhe ndërkombëtarisht, gjë që Julian Nagelsmanit i mungon”.