Bayerni hapi sezonin e ri në Gjermani me një trofe të ri. Gjigantët bavarez mundën 5-3 RB Leipzig në ndeshjen e Superkupës dhe e hapën siç u ka hije sezonin e ri në Bundesligë, i cili fillon të premten. Dueli ndaj Leipzigut ishte prova më e mirë për legjendën Lothar Matthaus se edhe në sezonin e ri bavarezët nuk do të kenë konkurrencë në kampionatin gjerman. Ai është i bindur se absolutisht askush nuk mund ta kërce.nojë skuadrën nga Mynihu
Këtë Matthaus e ka shkruar në një rubrikë për Bild, teksa beson se ish-klubi i tij do të ecë drejt një titulli të ri kampion. “Më duket se Bayern do të ecë drejt titullit të ri të kampionit në Bundesligë. Kundër RB Leipzig, ata e treguan fare mirë. Cilësia e tyre është e paarritshme në Gjermani”, theksoi Matthaus dhe vazhdoi:
“Fitorja kundër një konkurrenti të drejtpërdrejtë rriti më tej vetëbesimin e lojtarëve të Bayernit. Tani ata mund të hyjnë shumë më të qetë në kampionat, i cili fillon me një transfertë të vështirë në Eintracht në Frankfurt”, beson Matthaus. Lothar Matthaus shpesh është shumë kritik ndaj ish-klubit të tij. /Sport Ekspres/