Ervin Bulku është pjesë e stafit të kombëtares dhe ka dhënë një opinion në lidhje me shortin që i është rezervuar Shqipërisë. Për Supersport, ai ka bërë një analizë të grupit që i ka rënë kuqezinjve.
GRUPI – “Nuk e them dot me përqindje. Duhet parë forma dhe datat e ndeshjeve. Varet kë do kemi në qershor dhe në mars përballë, kur kemi probleme me lojtarët që kanë nisur kampionatin. Përveç Francës, që është kampione e botës. Ata na kanë mundur në Francë, i mundëm në miqësore. Islanda është ekip që ka bërë mirë, ka ekipin U21 që ka fituar trofe. Turqinë e kemi pasur në grup, e kemi mundur në një miqësore. Moldavia dhe Andora janë ekipe më të dobëta se ne.”
RIVALËT – “Islanda ka rritje në tre vitet e fundit. ka treguar nivel të lartë. Islanda dhe Turqia janë rivalët tanë. Nuk themi dot që dalim para Francës, edhe pse futboll është. Do kisha dëshirë të na binte grupi A. (Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë). Abrashi është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe Roshi e Sadiku. Shpresoj t’i rikuperojmë në mars (21-26). Ndaj nuk flasim me hamendje, duhet parë gjendja e skuadrës. 18 lojtarë në ndeshjet e qershorit nuk aktivizoheshin. Në vazon e dytë kemi Islandën, që është e dyta më e fortë. Kosova ka Çekinë, të fundit e vazos. Atë grup doja unë.”
EKIPI – “Janë parë të gjithë lojtarët, tani puna do përqendrohet te kualifikueset. Duhet të kemi besim tek ekipi kombëtare. uroj të mos kemi mungesa e dëmtime. Pa 14 lojtarë nuk ka çfarë bën asnjë trajner. Kaçe jo më kot ka luajtur titullar. Nëse nuk e kemi në konsideratë, nuk do të luante. Gjithsecili ka mendimin e vet. Duke parë grupin, duke parë gjendjen e lojtarëve dhe shpresoj të jenë në formë. Jam i bindur që mund të bëjmë mirë. Në Shqipëri edhe me Francën kemi treguar që e kemi vënë në vështirësi. Do bëjmë më të mirën.”