Bulku flet për reagimin e Egbos: Më kujton një ish-trajner të Tiranës, fitoj 6-0 dhe se nuk ishte i kënaqur

Ervin Bulku ka qenë i ftuar në emisionin e “Sport Neës Plus”, e cila drejtohet nga ana e moderatores Daljana Sejdia. Më konkretisht është folur edhe për ecurinë e Tiranës gjatë këtij kampionati dhe në drejtimin e Egbos. Bulku nuk mund të linte pa përmendur edhe reagimin e trajnerit të bardhebluve pas derbit, që komplimentoi Partizanin për lojën e zhvilluar dhe duke u shprehur se nuk ishte i kënaqur plotësisht nga skuadra e tij, që bëri lojën më të dobët në kampionat, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që luajtën me një lojtar më shumë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Të gjithë lojtarët si Muça, Celhaka, Muçi, Ismailgeci, janë lojtarë që e ndjejnë bluzën e Tiranës. Njerëzit që punojnë aty ua kanë shpjeguar mirë. Lojtarët e dinë që Tirana e ka fituar 24 herë titullin. Rezultatet kanë sjellë qetësinë. Kur ka qetësi dhe rezultatet janë pozitive, kjo rregullon atmosferën.

Mund të ketë dhe momente kur rezultati dhe loja nuk shkojnë. Duhet larguar euforia. Është shumë mirë që rinë me këmbë në tokë. Egbo më kujton një ish-trajner të Tiranës, që fitoi një ndeshje 6-0 dhe tha nuk jam i kënaqur.

Tirana duhet të menaxhohet mirë. Ka pasur skuadrën, por duhet të ruaj qetësinë. Një rezultat negativ gjërat fillojnë zien. Ka meritë edhe drejtuesit dhe ish-trajneri Mema. Ndryshimi është se lojtarët që janë afruar së fundmi në mekato po bëjnë diferencën. Tirana nga ana psikologjike është lart dhe futet me bindjen për të fituar ndeshjen. Jo më kot Tirana i fiton ndeshjet. Arrin t’i dominojë kundërshtarët në të gjitha aspektet”, tha Bulku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online