Një modele bukuroshe ruse postoi fotografi sensuale, të dedikuara yllit të përfaqësueses së saj, Igor Akinfev. Maria Liman u zhvesh për aparatin, pas emocioneve të forta të marra nga reflekset e portierit.
Modelja 24-vjeçare, që si profesion është edhe arkitekte, e cilësoi Akinfev si “Supermen”.
Në postimin në “Instagram”, mes të tjerave, Maria Liman shkruante: “Akinfev është më i miri. Jam ende e tronditur dhe nuk kam fjalë. Sinqerisht nuk arrij ende ta besoj”.
Akinfev ishte heroi i Rusisë, me dy penallti të pritura dhe i dhuroi përfaqësueses së vendit organizator të Botërorit 2018 kualifikimin përballë Spanjës në fazën e 1/8.