Nga Klaudio Ndreca
Bukuria e Italisë quhet Atalanta! Ekipi nga Bergamo ka shkëlqyer në një tjetër përballje duke fituar në shifrat 6-2 ndaj Breshias. Një takim i ardhur menjëherë pas zhgënjimit me Juventusin ku fitorja i iku nga duart në minutat e fundit dhe pas dy penalltive kundër, pas prekjeve me dorë në zonën e saj.
Gjithsesi Atalanta ka treguar se nuk di të zhgënjejë, duke bërë përtej detyrës ndaj Breshias për të fituar me festival golash. Lojtari më i mirë i takimit ishte Pasalic me tripletën e realizuar. Ekipi nga Bergamo ka realizuar në total 93 gola në kampionatin italian, ndërsa në gjithë Europën është Bajerni që kryeson me 100 gola të realizuar. Takimi i sotëm me Breshian e ndihmojë edhe për statistika ekipin e Gasperini pasi kaloi Manchester Cityn që ka shënuar 91 gola. /Sport Ekspres/