Të gjithë quajnë si veteran Xhanluixhi Bufon, i cili edhe pse në moshë 41-vjeçare vijon të luajë në nivele të larta. Gjithsesi, po në Ligën e parë franceze, është një lojtar që e sfidon më së miri gardianin italian.
Mbrojtësi Hilton, i cili luan për Montpelien, do të festojë 42-vjetorin e tij të lindjes në shtator dhe ka rinvouar kontratën me ekipin e tij edhe për një sezon tjetër. Braziliani, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, me përjashtim të dy sfidave ku ka qenë i pezulluar, duket se nuk ka ndër mend të ndalet.
« La même émotion que si c’était la première fois »
?? Vitorino Hilton prolonge l’aventure avec le #MHSC ! ???? https://t.co/NyPpeXLu6L pic.twitter.com/c7PAK4lP8H
— MHSC (@MontpellierHSC) April 26, 2019
Hilton luan me Montpelien që nga viti 2011 dhe pritet që sezonin e ardhshëm të luajë për të nëntin sezon radhazi me fanellën e ekipit francez.