Ditë lamtumirash te Juventusi, me Xhanluixhi Bufon dhe Stefan Lihtshtajner që kaluan orët e fundit si bardhezinj. Dy futbollistët përshëndetën tifozët përpara se të nisin aventurat e reja te Paris Seint Zhermen dhe Arsenali.
“Shtatëmbëdhjetë vite si bardhezi, që mbyllen zyrtarisht sot”, shkruante portieri ne rrjetet sociale. “Shtatëmbëdhjetë vite mes miqve, shokëve, lotëve, fitoreve, humbjeve, trofeve, mërzitjes, zhgënjimeve, lodhjes dhe shumë, vërtetë shumë emocioneve. Nuk do të harroj asgjë. Do ti mbaj gjithmonë kujtimet me vete”, tha më tej Bufon.
Deklarata të ngjashme ato të Lihtshtajner, përpara transferimit te Asenali. Kapiteni i Zvicrës tha: “Ishte nder i madh që e mbajta këtë fanellë gjatë shtatë viteve të fundit. Ju uroj të vazhdoni historinë tuaj fantastike”.