“Brojën e donim edhe në verë”, trajneri sqaron çështjen e aktivizimit: Kjo është Premier League, të tregojë se është më i mirë se ata që po luajnë

Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen e sotme. Si për ironi të fatit, Munizi ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit, duke e bërë të vështirë që sulmuesi shqiptar të marrë një vend titullari. I pyetur në lidhje me Brojën, Marco Silva ka thënë në konferencë për shtyp se ka folur me të mbi çështjen e aktivizimit. Trajneri i Fulham-it është shprehur se Broja është një lojtar që e kërkuan edhe në verë, por duke qenë se iu bashkua rishtazi skuadrës, i duhet të punojë fort për të treguar se e meriton vendin e titullarit.

“Fola dje me të për këtë situatë. Kjo është Premier League-a. Është e rëndësishme ta kemi me ne. Është një lojtar që ne e kërkuam edhe në verën e fundit gjithashtu. Ai e di ç’do të thotë të jesh në Premier League, që do të ketë konkurencë për vendin. Ai erdhi vetëm javën e fundit dhe kundër Burnley-t, një tjetër sulmues shënoi një gol të rëndësishëm dhe pati një ndikim në atë ndeshje. Nëse Rodrigo do të ketë një tjetër javë të mirë dhe Armando do të ketë një javë të mirë, atëherë është e përkryer për ne. Futbollistët nuk janë budallenj. Ata mund t’i kuptojnë vendimet dhe një mënyrë për të zgjidhur situatën është të punosh fort dhe të tregosh që je më i mirë se të tjerët që po luajnë”, ka deklaruar Marco Silva./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online