“Broja nuk ka interes te Shqipëria, por te Chelsea”! Faruk Sejdini tregon problemin e Kombëtares: Janë violina e 15 që luhet në klubet e tyre…

Faruk Sejdini ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”. Diskutimi kryesor ishte ardhja e Sylvinhos për të drejtuar Shqipërinë. Por Sejdini e sheh problemin tek lojtarët, jo tek trajneri.

“Ky ekip Kombëtar me këta lojtarë që ka sot, ka një kleçkë që quhet interes. Jo interesaxhi, po interes. Çfarë po ndodh me Kombëtaren sot? Lojtarët e kanë të ulët interesin për të luajtur me Kombëtaren, nuk e kanë më trampolinë. Po të marrë shembullin e Brojës.

Broja nuk ka interes se çfarë po thotë Reja, por ka interes si më sheh ai trajneri te Chelsea, e ka rritur stekën. Por si Broja janë edhe 7 lojtarë të tjerë. Por këta lojtarë janë violina e 15 në ekipet ku janë pjesë. Vijnë këtu në Shqipëri dhe mendojnë të bëjnë violinën e parë. Kështu lojtari kërkon të bëjë këtu, atë që nuk bën atje, në klubin ku luan”, tha Sejdini. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online