Armand Duka ka dhënë sot një intervistë për “Tuttomercatoëeb”-in. Presidenti i FSHF-së ka folur për përballjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Italisë, por ndër të tjera është ndalur edhe te Armando Broja. I pyetur nga gazetari italian në lidhje me sulmuesin e Chelsea-t, Duka ka thënë se Broja është një lojtar që ka aftësinë t’i shaktojë dëm edhe Italisë.
“Është një futbollist i mirë. Ai ka të dhëna të rëndësishme. Mund të bëjë mirë dhe mund të dëmtojë edhe Italinë, të paktën kështu shpresoj (buzëqesh, red.). Kjo është bukuria e futbollit”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/