Broja më afër Chelsea-t/ Blutë e Londrës refuzojnë ofertat për të, e zgjedhin para Lukakut

Armando Broja është gjithnjë e më afët Chelsea-t. Pas shpërthimit në sezonin e tij të parë në Premier League, klubi londinez po mendon seriozisht t’i japë një mundësi talentit shqiptar. “Tuttomercatoweb” raporton se Chelsea ka refuzuar ofertat për 20-vjeçarin, i cili do të jetë nën urdhërat e Tuchel-it në sezonin parapërgatitor.

Aty ku do të vendoset edhe verdikti përfundimtar për të ardhmen e tij. Shanset më të larta për një largim të mundshëm janë për Lukakun, i cili mund të rikthehet atje ku arriti kulmin e tij, te Interi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *