Rrugëtimi i Kombëtares në Euro 2024 përfundoi dhe lojtarët janë shpërndarë për në shtëpitë e tyre. Armando Broja ka reaguar në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka marrë rolin e “kapitenit” dhe ka motivuar Mario Mitajn dhe Ernest Muçin.
“Vëllaii m, mbaje kokën lart. Ishte jë kënaqësi absolute të ndaja këtë përvojë me ty, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Çfarë performancash në të gjitha ndeshjet! Ky është vetëm fillimi për ty, o yll i ri. Me zor po pres për shumë kujtime të tjera që nap resin të dyve me këtë ekip kombëtar. Jam krenar për ty, e meriton”, ka shkruar Armando Broja për Mario Mitajn.
Ndërkohë, Muçit i është drejtuar me fjalët: “Të njoh prej një kohe të gjatë, që prej kur kemi qenë së bashku në U19 dhe është një ndjesi e veçantë që jam në Kombëtare me ty. Ke qenë gjithmonë një top lojtar. Të premtoj që koha jote do të vijë me 100%. Thjesht vazhdo puno si gjithmonë dhe së shpejti do të luajmë së bashku me ekipin e parë ashtu siç kemi bërë me U19-n. Shumë dashuri për ty ëlla”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/