“Brdariç te Partizani? Erdhi si bom.bë”! Demi ua bënë të qartë lojtarëve: Çfarë është kjo premio javë për javë, kanë rrogat

Gazmend Demi ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive“ në “RTSH Sport“, ku sheshoi të gjithë zërat që kanë qarkulluar së fundmi për stolin e Partizanit. Emri i Brdariçit u lakua si ai që do të zëvendësonte Mehmetin, por kjo pistë është hedhur tërësisht poshtë nga presidenti i “demave të kuq“. I pyetur nëse do të ketë premio për lojtarët ndaj Kukësit, Demi ka bërë të qartë se shpërblim do të ketë vetëm në rast se do të arrihet objektivi për të shkuar në Europë.

“Ka një fatkeqësi të madhe këtu te ky vendi jonë. Si te politika, kanë filluar edhe te sporti të merren shumë me thashetheme. Ndërhyrja për të konfirmuar Mehmetin si trajner? Është e vërtetë që kam ndërhyrë para disa ditëve se më erdhi si bo.mbë nga lart. E para e punës, Mehmeti është trajneri i Partizanit, nuk ka asnjë lloj diskutimi. Nuk jemi duke diskutuar me asnjë lloj trajneri. Kështu që nuk më pëlqejnë këto gjëra, që merren si gjëra abuzive. Për mendimin tim janë shumë të dobta dhe në dëm të sportit. Jo vetëm për Partizanin, por për çdo ekip tjetër. Për mua është 100% diversion.

Kur e kemi marrë Mehmetin në fillim dhe e kemi ulur në tavonë, nuk i këmi vënë litarin në fyt për ndonjë përgjegjësi. I kemi thënë të ecim pak më përpara. Mehmeti deri tani e ka bërë punën mirë. Çdo njeri mund të kritikohet, edhe unë mund të kritikohem. E dini në çfarë situate u ndamë ne me trajnerin më të mirë, Ilir Dajën, s‘pati fat. Mehmeti e njeh presidentin dhe drejtorin e vetë. E di që s’jemi njerëz që merremi me thashetheme dhe intriga. I themi gjërat në tavolinë, hapur. Kështu që Mehmeti është shumë i qetë.

Çunat e mi e dinë. Nëse arrijnë ta kapin Europën do kenë premio. Ia kemi thënë. Tani, ç’është ky muhabet për premio çdo ndeshje? Marrin rrogat, për atë punë paguhen. Kur u nis ekipi jonë u nis për kampion. Ca kohë ishim për të rënë nga kategoria, tani kemi një gëzim se jemi në vend të tretë. Shpresoj ta mbajmë“, ka thënë Gazmend Demi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *