Braziliani që përfaqëson Italinë! Jorginho tregon arsyen: Nuk ma dhanë mundësinë! Si mund ta refuzoja Italinë kur më ndihmoi?

Jorginho është braziliani që përfaqëson Italinë. Futbollisti i Chelsea-t është shprehur në një intervistë për “The Players Tribune” edhe mbi arsyen e kësaj zgjedhje. Mesfushori 29-vjeçar ka thënë se Italia i dha mundësinë për ta përfaqësuar dhe nuk mund t’i kthente shpinën.

“Të luash për Italinë është ndjenjë e veçantë për mua. Zgjedhja e Italisë ishte e lehtë. Brazili, kurrë nuk më dha shansin për të përmbushur ëndrrën time. Italia më zgjodhi të luaja me ta pavarësisht se kam lindur në një vend tjetër, një mundësi e madhe për mua.

Atëherë gjyshi im ishte italian dhe kjo më dha mundësinë të luaja për Italinë. Ndihem italian. Unë kam kaluar gjysmën e jetës sime atje. Unë e dua këtë vend çdo ditë e më shumë. Dhe nuk do ta harroj kurrë se kur isha në nevojë, Italia më ndihmoi. Pra, si mund ta kisha kthyer shpinën kur Italia kishte nevojë për mua?”,  u shpreh Jorginho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *