Brazilianët parashikojnë Shqipërinë në grupet e Botërorit të 2026, madje do ta mbështetësin përpara…Brazilit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shqipëria është duke marrë rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë janë thuajse të siguruar në grupet e Europianit, ndërsa objektivi i radhës do të jetë edhe kalimi në Botëror, për herë të parë në historinë tonë. Një prej faqeve më të njohura në rrjetet sociale, nga Brazili, ka bërë një postim që ka tërhequr shumë audiencë. Një sarkazëm e përdorur për shkakun e Silvinjos. “Është e turpshme që brazilianët përkrahin një Kombëtare tjetër.

Ndërkohë unë në Botërorin e 2026”, thuhet në postim, ndërsa në fotografi ndodhet fytyrëshqiponja. Pra në Brazil do ta kenë Shqipërinë jo vetëm si Kombëtare të dytë të preferuar nëse kuqezinjtë arrijnë në Botëror, por për disa, duket se do të jetë edhe Kombëtarja e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *