Nga Klaudio Ndreca
Brazili është vendi më i çuditshëm që mund të gjejmë në botë sa i përket historive të dashurisë. Atje mund të gjejmë edhe disa raste që me realitetin e Shqipërisë dhe Europës, nuk shkojnë as në imagjinatën më të shfrenuar.
E fundit do të ishte historia e Hulk që la gruan e tij për t’u lidhur me mbesën e saj. Më herët kemi dëgjuar edhe për martesa që shkojnë përsëmbari me një burrë që qendron në shtëpi me 3 gra të ndryshme.
Ndërkohë në orët e fundit ajo që ka marrë vëmendjen e mediave në botë është mamaja e futbollistit të famshëm të PSG-së, Nejmar. Nadine Goncalves është në një lidhje tani me Tiago Ramosin, një djalosh që është 22-vjeç dhe 6 vite më i ri se vetë Nejmari. Ndërkohë mamaja e lojtarit, 52-vjeçe, është duke përjetuar një romancë të bukur që nuk po lë vetëm çiftin të kënaqur. Ish-burri i saj është gjithashtu njeriu më i lumtur dhe këtë nuk ngurron që ta fshehë as në rrjetet sociale. Dreqin, çfarë ndodhë në këtë vend? /Sport Ekspres/