Policia e shtetit ka bërë luftë pa fund me tifozët e Partizanit për të mos i lejuar në stadium pa dokument identifikimi, ndërsa klubi i kuq nuk është se ka bërë namin për t’i mbrojtur. Më saktë, një tifoz i thekur si Erjon Braçe, deputet i Kuvendit, mund të dilte hapur dhe jo thjesht me postime në rrjetet sociale, për të zgjidhur situatën.
Ndërkaq, Olsi Rama ka kohë që po punon për të bërë sa më të pastër imazhin e Partizanit, për të ndërtuar një klub që nuk merret me arbitrat, por fiton apo humbet në fushë.
Sot imazhi i ndërtuar kohët e fundit u prish nga sjellja e shëmtuar e një tifozi: jo në tribunën përballë, ku vërshuan sharjet në disa momente, fundja duhet ta kuptojmë që sharjet janë normale në stadium, në gjithë botën, por vetëm këtu bëjmë sikur e kemi mbushur stadiumin me femra dhe u turpëruam.
Imazhi i Partizanit u prish nga një person që është më shumë se tifoz, sepse Erjon Braçe është deputet, ligjvënës, duhet të jetë shembull si zbatohet ligji. Qëndron në tribunën VIP, pranë presidentit Gaz Demi, është një ndër njerëzit më të afërt të tij.
Sapo mbaroi ndeshja, Braçe e humbi toruan, duke hedhur një çakmak drejt arbitrit Andi Koçi. Për fat, nuk e kapi, sepse natyrisht një çakmak nga shumë metra distancë nuk është pak, të të vijë në kokë.
Po tani, policia do t’i kërkojë dokument identifikimi, apo do ta përjashtojë nga stadiumi? Kujtojmë, gjithçka ndodhi para syve të forcave të rendit dhge para zyrtarëve të FSHF-së. Po tifozët e thjeshtë, nuk kanë të drejtë ta imitojnë Braçen?