Liverpool-i ka mposhtur sot Burnley-n me shifrat 0-2. Një triumf i veçantë për Jurgen Klopp-in. Boxing Day është e preferuara për trajnerin gjerman, që ka vendosur një rekord në Premier League. Klopp ka drejtuar Liverpool-in në 6 ndeshje në Boxing Day, të cilat i ka fituar të 6-a.
Një ecuri 100% fituese e kreut të pankinës së “the reds”-ave. Asnjë trajner tjetër në historinë e Premier League-s nuk ka arritur të fitojë çdo ndeshje të mundshme në Boxing Day./Halit Delibashi-Sport Ekspres/