“Bota mu rrotullua para syve për një moment”! Specialisti i penalltive që gaboi me Anglinë, Jorginho: E humba vetë

Një prej futbollistëve që ka gabuar në ruletën ruse sa i përket finales mes Italisë dhe Anglisë ishte Jorginho. Ky i fundit njihet si specialist për goditjet nga 11-metrat me qetësinë që e karakterizon dhe hapat e tij karakteristik për ta hedhur portierin kundërshtar në krahun e kundërt. Këtë e dëshmoi edhe në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, por me Anglinë ishte histori ndryshe pasi Pikford e kuptoi idenë e mesfushorit.

Pas ndeshjes Jorginho ka thënë me batutë se e kishte planifikuar vetë që ta humbiste penalltinë. “Gjithçka ishte me plan. E humba penalltinë se e dija që Donaruma do ta priste tjetrën. Gjithmonë bëj më të mirën për ekipin, por ndonjëherë nuk mjafton. Humba një penallti dhe bota mu rrotullua para syve në një moment. Doja t’i jepja fitoren Italisë. Fatmirësisht kemi një fenomen në portë që më shpëtoi”, tha Jorginho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online