Bota e futbollit pësoi një shok total, kur sheikët zyrtarizuan blerjen e skaudrës angleze të Newcastle United. Ky lajm ka disa vite që është përfolur, por kishte mbetur në rangun e një thashethemi. Pas një maratone të gjatë, presidenti i Newcastle, Mike Ashley, i cili e ka mbajtur drejtimin e skuadrës prej 14 vitesh, ka lumturuar tifozët duke shitur skuadrën tek pronarët më të pasur të planetit.
Mësohet se pasuria e sheikëve të Arabisë Saudite numërohet rreth 320 miliard dollar, 300 më shumë se presidenti i Manchester City Sheikhs Mansour bin Sayed. Shitja e Newcastle tek miliarderët e Arabisë Saudite pritet të ketë një ndikim shumë të madh në Premier Ligë, teksa që prej merkatos së janarit mund të dëgjojmë shifra të çmendura në ofertat e lojtarëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/