Juventus-Atalanta nuk do të luhet sot. Vendimi u mor pikërisht para se të niste takimi i Serisë A, sepse Allianz Stadium ishte krejtësisht i zbardhur dhe bora vazhdonte të binte.
Arbitri, së bashku me kapitenët Bufon e Toloi, kontrolloi fushën dhe u vendos shtyrja e takimit. Tani pritet të përcaktohet se kur do të rikuperohet ndeshja.
Shtyrja ka qenë një lajm i mirë për Atalantën, sepse trajneri Gasperini kishte vendosur të luante me rezerva, pas lodhjes së të enjtes në Europa League ndaj Dortmundit.