“Bonuçi i ka thënë po PSG-së”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Leonardo Bonuçi duket gjithnjë e më larg Milanit, pasi zërat për një transferim te PSG po shtohen dita-ditës.

Qendërmbrojtësi i kombëtares italiane la Juventusin për Milanin veren e shkuar, për 42 milionë euro, por asgjë nuk shkoi sipas pritshmërive.

Milani nuk e kapi dot zonën Champions, borxhet janë akumuluar dhe tashmë UEFA e ka përjashtuar klubin kuqezi nga Europa League.

Kriza financiare është e qartë dhe të gjithë shpresojnë që Jonghong Li ta shesë klubin, por ende nuk ka zhvillime.

Ndërkaq, Bonuçi sheh përreth dhe sipas së përditshmes franceze Le Parisien i ka dhënë përgjigje pozitive PSG-së për një transferim në Francë. Rol vendimtar ka pasur Xhixhi Bufon, i cili e ka bindur për të tentuar së bashku triumfin në Champions League, që nuk e arritën dot kurrë në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *