Bomba tjetër nga Greqia! “I mbyturi të mbyt”, Olimpiakosi kërkon shkatërrimin e PAOK
Klubi i rëndësishëm grek i Olimpiakosit ka qenë në vëmendjen kryesore të mediave kohët e fundit, teksa përflitet për rënie nga kategoria. Arsyeja është trukimi i ndeshjes me Atromitos dhe Komiteti i Etikës kërkon që ekipet të mos ia hedhin paq nga kjo histori. Por në një moment kur duken të humbur përballë drejtësisë, te Olimpiakos merr vlerë shprehja “i mbyturi të mbyt”, pasi kërkojnë që të shkatërrojnë edhe një nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Paokun.
Këta të fundit u përfolën disa muaj më parë për një dënim të ngjashëm dhe kjo për faktin se presidenti i tyre u vërtetua të kishte në pronësi edhe Xanthin, gjë që binte ndesh me ligjin. Por për të shpëtuar ekipin e njohur nga Selaniku ndërhyri vetë kryeministri grek, i cili ndryshoi ligjin dhe gjithçka u përfol më pas ishte thjesht një reduktim pikësh. Por heqja e 7 pikëve nuk konsiderohet aspak si një dënim nga Olimpiakos, që tashmë ka vendosur të ndërmarrë edhe rrugë ligjore për të vënë drejtësinë në vend.
Kështu skuadra nga Pireu do ta çojë çështjen në CAS, ku me shumë ngjasa do të kërkojë edhe rënien nga kategoria të Paokut. Kështu nëse do Komiteti i Etikës vendos për rrëzimin nga elita të Olimpiakos, atëherë këta të fundit po bëjnë çmos që të mos jenë të vetmit, por të tërheqin pas vetes edhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/