Bomba e dytë/ Njohje e vjetër dhe dora e Nderim Nexhipit, Kukësi zyrtarizon afrimin e ri

Kukësi ka plasur edhe bombën e dytë që e kishte rezervuar në fund të merkatos. Pas afrimit të bujshëm të Ibrahimit, një tjetër goditje e madhe vjen për verilindorët. Një zyrtarizim ku këtë herë ndihet dukshëm dora e Nderim Nexhipit. Një njohje e vjetër si Gjelbrim Taipi do të jetë bomba e radhës e nënkampionëve të Shqipërisë.

Një lojtar me shumë cilësi dhe një karrierë tejet të pasur, ku ka mbajtur veshru fanellën e klubeve si Shafhauzen, St Gallen, Uinterthur, Grasshopers apo edhe Shkëndija në fazat e hershme të karrierës. E pikërisht me kuqezinjtë e Tetovës ka lindur edhe njohja e respekti mes tij dhe drejtorit sportiv të Kukësit, Nexhipit. Vetë Taipi është shprehur më parë se ka luajtur te Shkëndija me Nexhipin dhe e respekton së tepërmi. Për këtë arsye dora e drejtorit sportiv të Kukësit shihet dukshëm në këtë transferim të bujshëm. Ndërkohë futbollisti 27-vjeçar ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me verilindorët, periudhë në të cilën do të japë kontributin e tij të çmuar për të rikthyer titullin në Kukës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

BOOOM! ! NOW IT’S OFFICIAL!!!

Gjelbrim Taipi është zyrtarisht futbollist i Kukësit!

Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Gjelbrim Taipi! Mesfushori nga Kosova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!

Taipi vjen si një vlerë e shtuar për mesfushën tonë. Me karrierën e tij të pasur në Superligën e Zvicrës, Taipi do të jetë një armë shtesë në rrugën drejt titullit kampion. Ai ka luajtur për shumë vite në kampionatin zviceran, duke qenë pjesë e elitës, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shqipërisë U21 dhe Përfaqësueses së Kosovës!

Mesfushori 27-vjeçar ka vendosur të veshë fanellën me numrin 7! Ai do të bashkohet ditët në vijim në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet. Mirë se vjen Gjelbrim! Të priftë e mbara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *