Usain Bolt fitoi gjithçka në atletikë dhe tashmë ka kohë që po tenton të realizojë një ëndërr, atë të të luajturit futboll profesionist.
Megjithatë, njeriu më i shpejtë në planet harron diçka thelbësore: nuk është një fëmijë dhe nuk mund tw kujtohesh pasi ke kaluar të tridhjetat për t”u bërë futbollist profesionist.
Ky është pak a shumë thelbi i deklaratë e re trajnerit gjerman Markus Babel, i cili punon në Australi, si trajner i Western Sidney Wanderers.
Babel ia shuan entuziazmin Boltit, me një deklaratë të fortë: “E kam parë të luajë dhe sado të mundohem të tregohem i këndshëm, besoj se as epr 100 vjet nuk do behet dot futbollist”, tha Babel për zviceranen Blick.
Babel, ish-lojtar i Bajernit dhe Liverpulit, e kupton qartë çfarë po ndodh me Bolt: “Si operacion marketingu është sensacional. Nëse vjen në Australi, A-League do fitonte shumë tifozë e vëmendje mediatike. Megjithatë, nuk e marr dot me seriozitet këtë histori”.