Bogdani: Lëreni Panuçin, po lojtarët që nuk e ndjejnë peshën e fanellës?

Erjon Bogdani, trajneri i kombëtares U-19 të Shqipërisë, ka folur për RTSH, te “Rubrika Sportive”, duke analizuar humbjen ndaj Ukrainës në miqësore. Edhe pse ka pranuar se trajneri është në vështirësi, ai e ka drejtuar shumë gishtin te futbollistët, sepse sipas Bogdanit “nuk janë këta ata futbollistë që ne njohim dhe kemi parë. Asnjë nuk po jep atë që pritet dhe kështu që nuk mund të merremi me trajnerin, sepse duhet edhe lojtarët ata që të marrin përgjegjësitë”.
Më pas, Bogu ka vazhduar të flasë për lojtarët duke thënë se “ata duhet ta ndjejnë peshën e fanellës. Nuk kanë bërë asgjë me Kosovën, pritej të paktën reagim me zemër, në aspektin sportiv, në motivim dhe grintë. Nuk u pa asgjë nga këto, sepse që pas pjesës së parë shkuam menjëherë 3-0 për Ukrainën. Asnjë nuk ka luajtur mirë”.

Të lodhur? “Jo aspak, shikojini mirë. Shumica nuk janë aktivizuar fare, të tjerë shumë pak. Paraqitjen e skuadrës e bën individi. Nëse i kapim si individ, në ndeshjen me Kosovën, individët, duke marrë Mavraj, Hysaj etj, që kanë përvojë, kanë qenë nën performancën që kemi parë. Kjo ndikon në gjendjen e përgjithshme, sepse kur nuk japin ata me përvojë, të tjerët ndoshta nuk mundet të japin”.
Sakaq, mbi ndeshjet zyrtare në shtator, Bogdani shprehet se ka besim se do të shihet një tjetër Shqipëri. “Në shtator nuk mendoj se do të paraqiten kështu, nëse e bëjnë sërish, atëherë situate do të jetë shumë kaotike dhe e vështirë”.

Ndoj – “Ishte gjëja më pozitive, pasi i jep lojtarit më shumë besim. Megjithatë, në total, nuk pashë asnjë që bëri diferencën.

Por, një mendim ndryshe ka pasur Shkëlqim Muça, që tha se “nuk jam dakord me fajin e lojtarëve plotësisht, sepse ata kanë një trajner që i përzgjedh dhe që duhet të bëjë më të mirën dhe të zgjedhë ata që të jenë më të vlefshëm. Loja do harmonizim, se si ndërtohen manovrat etj. Trajneri nuk ka pasur kohë, sigurisht, pasi tetë ditë kanë qenë, por sërish… Në çdo kombëtare lojtarët vijnë gati, nuk ka nevojë për një muaj stërvitje. Me dy gjëra që i thotë trajneri i kuptojnë. Ne i kemi me kokrra të mirët. Edhe ato që i kemi vuajnë se ekipi ka ndryshuar totalisht, 90%. Trajneri, i bindur që me këtë grup që ka, nuk shkon larg… E di cilësinë ai. Do mundohet t’i marri maksimumin. Mendon dhe që do Zoti, pas dy muajsh, ata të mirë që ka, mund t’i ketë në dispozicion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online