Ish- presidenti i FIFA-s Sep Blater është akuzuar për ngacmim seksual nga Houp Solo, portierja e kombëtares amerikane të futbollit për femra. Sipas saj, Blater e ngacmoi seksualisht në ceremoninë e Topit të Artë në janar 2013.
Solo ka lëshuar një intervistë për gazetën portugeze Expresso, ku thotë se “Blater e kapi nga të pasmet”, ndërkohë që Solo i dorëzoi çmimin e lojtares së vitit koleges së saj amerikane Ebi Uambah. “Po dilnim në skenë dhe ai më preku nga pas. Mbeta e shokuar, me zor e mblodha veten. Ngacmimi seksual në sport është bërë krejt normal tani”.
Nëpërmjet zëdhënësit të vet, Blater ka mohuar gjithçka: “Është një akuzë qesharake”.