Të shkosh për pushime në Mikonos të Greqisë dhe të përfundosh duke bërë sherr, duke parë motrën e gjakosur dhe si përfundim, në rajon! Aspak e bukur apo jo? Epo Harry Maguire i ka kaluar kështu këto ditë të nxehta të verës.
Sipas asaj që raporton “The Sun” arsyeja e konfliktit të mbrojtësit të Manchester United ka qenë…shqiptarët! Një biznemen shqiptar dhe me tiparet e gangsterit kishte shkuar për të ngacmuar motrën e Maguire, 27-vjeçaren Daisy.
Por kjo e fundit as që pranoi të fliste me të, duke ia bërë të qartë që të largohej. E nga ana tjetër biznesmeni shqiptar nuk mund të refuzohej dhe të largohej kaq lehtë, duke marrë një thikë dhe duke e goditur në dorë, teksa Daisy nisi të zbehej dhe gjaku kishte shpërthyer në dorë.
Në një situatë të tillë, Maguire u përfshi në sherr për të ndihmuar motrën e tij dhe çështja ka mbërritur në organet e drejtësisë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. /Sport Ekspres/