Përparim Kabo është shprehur se arbitri i takimit Partizani-Vllaznia ka gabuar me vendimin e tij teksa ndëshkoi me karton të kuq Bitrin dhe Krymin. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Kabo ka thënë se është bërë një zgjidhje për e padrejtë për t’i nxjerrë të dy futbollistët me karton të kuq, pasi duhej që vetëm lojtari i Vllaznisë të dilte nga fusha përpara kohe.
“Në vlerësimin tim ka gabuar arbitri, që nuk vihet në diskutim për profesionalizmin, por është i brishtë për ndeshje të tilla. Për mua gabimi i Biitrit ishte faull dhe ndëshkohet me të verdhë, ndërsa gjesti i lojtarit shkodran ndëshkohej me të kuq. U bë zgjidhje “alla shqiptarçe” duke u ndëshkuar të dy me karton të kuq. Pastaj u tregua se Partizani ishte më mirë fizikisht pasi rastet më të mira ishin në 20 minutat e fundit”, ka thënë Kabo. /Sport Ekspres/