“Biskota” e famshme mund të rrezikojë kualifikimin e Shqipërisë në Europian, a do të jetë një shansi i madh përballja direkte Poloni-Çeki?

Shqipëria ka mundësi si asnjëherë më parë të shkuar sërish në Europian. Kombëtarja e Silvinjos po ngroh tifozët, po aq sa Moldavia që i ka marrë një fitore Polonisë dhe një barazim Çekisë. Megjithatë për Shqipërinë ka dy finale të rëndësishme në shtator që do të vendosin gjithçka.

Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në transfertë dhe më pas me Poloninë në shtëpi. Frika është e madhe se mund të përdoret edhe biskota e famshme për ta lënë Shqipërinë në vendin e tretë. Polakët i kanë nisur këto kualifikuese në mënyrën më të keqe duke grumbulluar vetëm 3 pikë në 3 ndeshje. Për këtë arsye, kualifikimi është më i rëndësishëm për ta sesa misioni për të kapur vendin e parë. Por ndeshja e fundit e Polonisë do të jetë ajo direkte me Çekinë.

Nga krahu tjetër, çekët do ta kenë edhe një ndeshje më shumë për ta zhvillur me Moldavinë në shtëpi. Shqipëria është e detyruar për të marrë maksimumin e mundshëm në mënyrë që finalja Poloni-Çeki të vendos se cila prej këtyre dy ekipeve do t’i bashkohet kuqezinjëve në Gjermani, në të kundërt, biskota do të vendosej në përdorim për të na djegur ëndrrën e madhe ku një barazim mes këtyre ekipeve të na nxirrte jashtë loje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *