Barcelona arriti të mposhte Interin me rezultatin 2-1, ndërsa zikaltrit shënuan të parin në minutën e 3. Lautaro Martinez nuk do të gabonte para Ter Stegen, për të tundur rrjetën.
Më pas nis edhe filozofia e Contes: “Të 11 lojtarët pas topit”. E si ndryshe mund të përmbysej rezultati, veçse me një gol si ai i Luis Suarez që mund të vinte nga distanca?
Atje erdhi edhe goditja e parë, ndërsa u lehtësua më tepër puna për të gjetur edhe të dytin. Ndërkohë “Movistar” ka zbuluar më tepër bisedat e lojtarëve të Barcelonës para se të dilnin në fushë: “Nuk do të çmendemi djema. Do dalim atje dhe do ushtrojmë presing, si gjithmonë”.
Ky ishte motivimi i sulmuesit argjentinas, që iu bashkangjit edhe Luis Suares: “Forca, le të shkojmë, le të shkojmë”. /Sport Ekspres/