Biseda në Procesin Sportiv/ “Capital Crew” ideatorja, Gjuzi: Ta them unë kush e drejton

Në lidhje me polemikat e shumta që plasën para dhe pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit, është shtruar edhe emisioni sportiv te “Procesi Sportiv”. Debati po vijon në studio, ndërsa Artan Hoxha shprehet se gjithë peshën e përgjegjësisë për këtë që ndodhi e ka grupimi i ri i tifozëve, “Capital Crew” dhe jo “Tirona Fanatics”. Ndërsa kur flitet për njeriun që e kryeson këtë grupim, debuteti në parlamentin shqiptar, Kujtim Gjuzi, ka përmendur emrin e Alban Rexhës.

Biseda e plotë

Artan Hoxha: “Nuk janë “Fantacs” këta që i kanë bërë këto “veprat” në stadium, por një grup i ri i tifozëve, që quhet “Capital Crew” më duket. Policia i indentifikon lehtë ata dhe nuk duhet të shkelin më stadiumin”,

Edi Manushi: “Ore po çfarë është ky grupim, kush e drejton?”.

Kujtim Gjuzi: “Ja ta them unë se kush e drejton, Alban Rexha është. Një person që rregjimi komunist i ka vrarë një të afërm”.