Birra e këngë, Klop e kaloi natën me tifozët e Liverpulit

Tekniku gjerman është parë duke kënduar dhe duke pirë me tifozët e kuq. “Reali i mallkuar pati të gjithë fatin kundër nesh” u dëgjua Klop të thoshte

Shumë filmime amatore të tifozëve të Liverpulit kanë nxjerrë në pah natën e kaluar pas ndeshjes kundër Realit. Edhe pse të kuqtë e Jurgen Klop e humbën finalen e Ligës së Kampionëve përballë spanjollëve, festa dhe pijet alkoolike nuk kanë munguar në Kiev. Klop ka qenë mes tifozëve të kuq dhe ka pirë me ta gjatë gjithë natës. Disa tifozë “KOP” (tifozët e Liverpulit) kanë pohuar se tekniku gjerman ka qenë me ta deri në orën gjashtë të mëngjesit. Videoja që po bën xhiro nëpër portalet angleze sheh qartë tekniku gjerman duke pirë mes tifozëve anglez. Një prej këngëve që tifozët dhe Klop po këndonin ishte: “Ne e humbëm finalen e “Champions”-it, sepse Reali i mallkuar pati të gjithë fatin kundër nesh!” Festimet kanë qenë të çmendura, pasi medalja e Klopit ka përfunduar në qafën e njërit prej tifozëve.

Arsye për festë?

Edhe pse e humbën finalen e madhe të Ligës së Kampionëve përballë Realit, Liverpuli largohet me kokën lart nga ky kompeticion. Të kuqtë kanë qenë impresionues gjatë këtij edicioni futbollistik dhe kanë dhuruar spektakël e gola pafund. Por në finale, ishin të pafat. Gjithsesi, kjo gjë nuk i ka ndaluar tifozët e kuq të “pushtojnë” qytetin e Kievit dhe të festojnë deri në orët e para të mëngjesit. Tifozeria “KOP” vazhdon të mbështesë skuadrën, e sidomos teknikun Klop.

Gjermani ishte mëse i mirëpritur mes tifozerisë së kuqe dhe u bë pjesë e festimeve. Edhe pse nuk ka fituar ende një trofe me skuadrën e Liverpulit, Klop ka arritur dy finale evropiane me skuadrën e kuqe, një në “Europa League” dhe finalja e së shtunës në Ligën e Kampionëve kundër Realit të Madridit. Kundër ekipeve spanjolle, Klop e ka të vështirë të fitojë, pasi si në “Europa League”, ashtu dhe në “Champions”, e ka humbur finalen kundrejt dy skuadrave iberike. Sevilja e mposhti Klopin dhe skuadrën e tij 3-1 në finalen e “Europa League” dy sezone më parë, ndërsa Reali e mposhti më të njëjtin rezultat në “Champions”. Pavarësisht këtyre dy zhgënjimeve, tifozeria e Liverpulit beson se Klop është njeriu i duhur që të kthejë Liverpulin në majat e futbollit botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online