Sebastian Stazevski ka hyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka bërë edhe parashikimin e tij për përballjen e nesërme mes Polonisë dhe Shqipërisë. Gazetari polak është shprehur i bindur se Kombëtarja e tij do të fitojë me rezultatin 2-1, ose 3-1. Por në të njëjtin mendim nuk ka qenë moderator i emisionit, Altin Sulçe. Ky i fundit e ka kundërshtuar kolegun e tij dhe është shprehur se kuqezinjtë do të largohen me pikë nga Varshava. Kaq mjaftoi që të dy gazetarët të vendosnin bast me njëri-tjetrin për rezultatin e përballjes mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Stazevski: “Për mendimin tim, ne do të fitojmë 2-1, ose 3-1. Më vjen keq për këtë djema, por mendoj se një gol gjithashtu mund t’ju bëjë të buzëqeshni”.
Sulçe: “Unë mendoj se ne do të marrim një pikë atje”.
Stazevski: “Në rregull. Do ta shihni fuqinë e tifozëve polakë. Do të jetë impresionuese”.
Sulçe: “Nëse nuk fitoni nesër, do të më jepni disa birra”.
Stazevski: “Në rregull, është një marrëveshje. Madje mund të jetë edhe drekë në Tiranë. Fatkeqësisht, mendoj se do të paguani ju”.
Sulçe: “Jo, do të paguani ju. Ne do të marrim pikë nesër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/