Betejë për Tiagon, Kovaçiç ikën nga Reali

Tiago Alkantara me shumë gjasa do të kthehet në Spanjë këtë verë. Pas disa vitesh te Bajerni, me jo pak luhatje sidomos sezonin e fundit, mesfushori i Spanjës shpreson që Bajerni të gjejë marrëveshjen për ta lënë të lirë.

Barcelona a ka kohë që shpreson ta kthejë në shtëpi, pasi e ka rritur vetë si futbollist, por nuk do të jetë e lehtë, sepse Bajerni kërkon 70 milionë euro.

Përveç kësaj, Barça duhet të bëjë llogaritë edhe me Realin. Sot e përditshmja katalanase Sport shkruan se trajneri i ri i Realit, Lopetegui, i cili e njeh mirë Tiagon, i ka kërkuar Florentino Perezit mesfushorin.

Kjo edhe për faktin se mesfushori kroat Mateo Kovaçiç tashmë ka dalë hapur dhe kërkon largimin, për faktin se ka luajtur shumë pak. Në pritje të shitjes së kroatit, duhet një pasues i denjë dhe i ri në moshë. Tiago i plotëson kriteret, por ndoshta Barcelona e tërheq më shumë si alternativë, duke qenë se është rritur aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *