Një gol i Ylli Shametit që në minutën e tretë i dha fitoren 1-0 sot Kukësit në Laç, në një betejë sportive dhe ndoshta edhe pak më shumë se kaq.
Mbrojtësi i Kukësit shënoi shumë shpejt dhe ndryshoi tërësisht strategjitë e dy skuadrave, sepse ndeshja u bë shumë e hapur me kalimin e minutave, ndërkohë që tensioni ishte i madh dhe shpesh tifozët kaluan masën, sepse përtej ofendimeve që janë normale në stadiume, u hodhën edhe sende dhe dy lojtarë të Kukësit u goditën, një herë në secilën pjesë loje. Për fat, asgjë serioze, por nëse Flamurtari dënohet vetëm për sharje e banderola, është për t’u parë si do të sillet Disiplina për ngjarje të tilla, që mungonin prej kohësh në Laç.
U luajt edhe futboll, cilësor, shumë i shpejtë, por edhe plot gafa para porte, por edhe polemika, sepse në fundin e takimit Laçi pretendoi për një 11-metërsh dhe nga pamjet filmike dallohet qartë që Rrumbullaku ka shtyrë kundërshtarin në zonë. Në të dyja portat pati raste pa fund, Eskerda i Laçit humbi edhe një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën mund të ishin shënuar të paktën 3-4 gola të tjerë, me sulmuesit e të dyja palëve që gabuan raste të pabesueshme dhe shpesh edhe fati u bë vendimtar që të mos dilte goli në dritë.
Fitorja ka vlerë oksigjeni për Kukësin, që eviton furtunën e radhës nga presidenti Safet Gjici dhe shpëton trajnerin Milinkoviç nga një largim i mundshëm.
Kategoria Superiore – Java e 12-të
E shtunë, 25 nëntor, ora 14:00, stadiumi i Laçit
Laçi – Kukësi 0-1
Shënues: Shameti 4?
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala (Kallaku 49′), Nika (Xhixha 58′), Jonuzi, Bardhi (Lushkja 67′), Uzuni, Eskerda, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Duka, Prodani, Bushi. Trajner: Gentjan Mezani.
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Imami, Guri, Bakaj (Ethemi 89′), Kale (Kërkotiç 69′), Alijev (Peposhi 72′). Trajner: Mlladen Milinkoviç. Të gatshëm: Frashëri, Alla, Shtubina, Hallaçi. Trajner: Mlladen Milinkoviç.
Gjyqtarë: K. Meta, E. Barushi, R. Zaimi, K. Shahini.
Delegat: D. Bastari. Vëzhgues: I. Kristo.
Kartonë të verdhë: Qaqi 68′, Eskerda 71’/ Idrizi 22′, Kale 47′, Alla 77′
GOLI
4’ – Harkimi nga këndi i brazilianit Kale shkon në shtyllën e dytë, Shameti vigjilent gjen topin me kokë dhe i jep avantazhin kuksianëve.