Besojeni ose jo, shifrat e çmendura/ Kukësi bëri Kastriotin dhe Kastrioti bëri Kukësin, ekipi i Longos duhet të lumturohet nga mbyllja e Superiores

Shifra dhe statistika tërësisht të çmendura janë ato të Superiores sa i përket dy ekipeve, Kukësit dhe Kastriotit, të cilat kanë ndërruar vend me njëra-tjetrën. Sapo kemi lënë pas javën e 33 në Superiore dhe nëse rikthehemi 9 ndeshje mbrapa, pra në javën e 24, është për të vendosur “duart në kokë”.

Kukësi ndodhet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Kastrioti ndodhej në vendin e parafundit me 22 pikë, me 17 pikë diferencë. Ndërkohë në renditjen aktuale është Kukësi në vendin e pestë me 46 pikë, ndërsa nga krahu tjetër ndodhet Kastrioti së bashku me Teutën që ndajnë vendin e 6 dhe 7 me 43 pikë.

Qartësisht duket se Kukësi ka bërë Kastriotin në fazën më vendimtare, ndërsa Kastrioti ka bërë Kukësin duke siguruar jo vetëm mbijetesën, por duke iu afruar edhe vendeve europiane. Në këto kushte duhet të themi se te ekipi i Longos duhen të lumturohen me faktin se Superiorja po shkon drejt mbylljes pasi në këtë ritëm, do të rrezikonin shumë seriozisht për Play Out. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online