Përralla e Kiddermanster në “FA CUP” është ndalur dhe nuk ka vazhduar më tej, edhe për hir të fatit të keq. Ekipi ku luan edhe Geraldo Bajrami kishte eliminuar më herët Reading të Championship, megjithëse vetë ndodhet në Kategorinë e 6 të futbollit në Angli.
Ndërkohë në ditën e sotme, Kiddermanster po eliminonte vendin e 5 në Premier League, West Ham. Deri në minutën e 90 të ndeshjes rezultati ishte në shifrat 1-0. E në momentin që kundërshtarët u dukën të dorëzuar, një dalje e mesfushorit të Anglisë, Declan Rise, solli barazimin në fundin e shtesës.
Lojtari nuk e përmbajti gëzimin dhe njëkohësisht mori gjithë kritikat nga ana e tifozëve pasi e teproi, duke kërcyer si Michael Jackson. Po flitej për golin e realizuar ndaj një skuadre të niveleve të ulëta, ndërsa Rice ka parë skenat më të mëdha të futbollit europian. /Sport Ekspres/
Declan Rice doing a Michael Jackson celebration after bagging an equaliser against National League side Kidderminster is unreal?pic.twitter.com/uCGgjRwPLU
— george (@StokeyyG2) February 5, 2022