Besojeni ose jo! Kjo tregon se Kristiano Ronaldo ka prekur fundin e karrierës, te Portugalia nuk e duan më në ekip

E kush do ta mendonte se do të vinte një ditë ku tifozët e Portugalisë nuk do ta kërkonin Kristiano Ronaldon në fushë? Ajo mbërriti, ora po troket për fundin e karrierës. Pas pak muajsh ylli portugez që po vjen drejt shuarjes mbush moshën 38-vjeç.

Shkëlqimi i tij është zbehur ndjeshëm, aq sa askush nuk po e dëshiron më, madje as në shtëpi. Media e madhe në Portugali, “A Bola”, ka ndërtuar një sondazh ku ka pyetur lexuesit e saj nëse Kristiano Ronaldo duhet t’i nisi si titullar takimet e mbetura në Botëror.

Përgjigja ishte jo pak befasuese. Pjesa dërrmuese e personave që kanë votuar, 70 përqind e tyre, kanë votuar që Kristiano Ronaldo të mos jetë në fushë nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *