Besojeni ose jo, fjalët e trajnerëve si “papagaj”! Mbajtja e topit shkoi 9% me 91%, Arteta çudit gazetarët: E kishim ne lojën në kontroll

Arsenali ka prekur momentin më të vështirë të viteve të fundit sa i përket nisjes së sezonit. Topçinjtë njohin tre humbje në tre ndeshjet e para dhe zero gol të shënuar. Si për t’i përmbyllur këto statistika negative, duhet të kujtojmë ndeshjen e djeshme kundër Manchester City. Qytetarët dominuan ndjeshëm takimin dhe deri në minutën e 85 të ndeshjes, statistikat e pjesës së dytë për mbajtjen e topit ishte 9% me 91%.

Ndërkohë posedimi i topit për 90 minutat shkoi në statistikat 80% me 20% në favor të Manchester City dhe me goditjet totale në portë 25-1. E teksa shifrat për ndeshjen e zhvilluar me një portë, në atë të Arsenalit, trajneri Arteta i ka befasuar gazetarët në fundin e takimit. Në rolin e “papagallit” duke përsëritur gjithmonë të njëjtat fjalë, tekniku i topçinjëve do të shprehej se Arsenali kontrolloi lojën, ndërsa statistikat tregojnë se nuk e pa topin për asnjë moment të vetëm.

“Goli i parë mbylli ndeshjen. Ne e kontrolluam lojën, kemi bërë saktësisht atë që duhej në fushë. Nuk e ndërprerem aksionin e tyre të parë në kohë dhe Gundogan kishte gjithë kohën e nevojshme që të shënonte. Nëse dëshirojmë që të bëjmë diçka me Arsenalin, atëherë duhet të punojmë në mënyrën e duhur”, u shpreh Arteta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online