“Besnikëria ime? Nuk e di a është e duhura”! Gjimshiti: Krenari që përfaqësoj një shtet të madh

Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në “Neës 24”, ku ka prekur një sërë temash. Mbrojtësi kuqezi ka folur për ëndrrën e një kualifikimi në botëror si për ndeshjet vendimtarë të këtij muaji kundër Hungarisë e Polonisë. Megjithëse me një eksperiencë të madhe mbi supe, 28-vjeçari nuk e lakmon shiritin e kapitenit dhe dëshrinon më tepër të jetë një lider.

Kualifikimi në një event madhor: “Po, besoj. Për mua është një ëndërr. Që kam qenë besnik nuk e di a është fjala e duhur, por për mua Kombëtarja ka qenë diçka e veçantë. Të përfaqësoj Kombëtaren për mua ishte një gjë shumë e bukur dhe kam ardhur gjithmonë me dëshirë. Pastaj ëndrra vazhdon. Të shikojmë këto dy ndeshje“.

Ndjesia për ftesën e Kombëtares: “Fjala e parë që më vjen në mendje është sigurisht krenaria. Të marrësh ftesën e Kombëtares është një gjë krenarie sepse vjen e përfaqëson një shtet të madh e gjuhën që flet në shtëpi. Kështu që ajo të bën të lumtur“.

Ndeshja me Poloninë dhe Hungarinë: “Besoj se jemi gati. Kemi parë ndeshjet e fundit dhe besoj që kemi kaluar mirë. Edhe atë ndeshje që e kemi humbur me Poloninë kemi bërë një lojë të mirë, ku gabimet na kanë penalizuar. Prej asaj kohe jemi rritur si ekip. Kemi lojtarë me shumë cilësi, kemi lojtarë të rinj si dhe me shumë eksperiencë. Është një miks shumë i mirë. Besoj që i kemi mundësitë”.

Vështirësia me Poloninë: “Çdo ndeshje ka vështirësinë e vetë. Edhe nëse luan me San Marinon është një vështirësi e ndryshme. Unë si lojtar gjithmonë hyj në fushë dhe dua ta fitoj ndeshjen. Përballë çdo skuadre që luaj mendoj gjithmonë për tre pikëshin. Pastaj të shohim çfarë do të ndodhë”.

Ndalja e Levandovskit: “Nuk është asgjë në jetë e pamundur. Por nuk është vetëm një Gjimshiti që duhet ta ndali Levandovskin. Është gjithë ekipi që duhet të ndalin ekipin e Polonisë. Nuk kanë vetëm Levandovskin, kanë lojtarë shumë të mirë. Sidomos një që e admiroj shumë se është lojtar i mirë, Zielinski, që më pëlqen shumë dhe që rikthehet se nuk ishte në ndeshjen e parë. Duhet të kemi kujdes. Plani edhe në ndeshjen e parë nuk ishte i keq. E filluam shumë mirë, por kemi bërë dy gabime nga dy goditje standarte ku kemi marrë golin dhe pastaj është e vështirë të luash me një ekip si Polonia e ta përmbysësh ndeshjen që të fitosh“.

Pritshmëritë nga mbrojtja: “Presim shumë nga gjithë ekipi, jo vetëm nga mbrojtja, sepse luhet me 11 lojtarë. Ato janë gabime individuale që penalizojnë një ndeshje të rëndësishme. Nuk është vetëm mbrojtja apo sulmi. Duhet të japim maksimumin dhe të gjithë bashkë të sulmojmë e të gjithë bashkë të mbrojmë”.

Presioni. “Presioni është një gjë e mirë në futboll, sepse të jep mundësinë të japësh maksimumin gjithmonë e të jesh vendimtar në lojë. Besoj që shtyn edhe kualitetin e lojtarëve të tjerë. Nuk e di a quhet luks, por është gjë e bukur të jetë e vështirë për trajnerin të zgjedhi kush do luajë”.

Edi Reja: „“Unë e kam pasur trajner te Atalanta Edi Rejan kur kam ardhur në fillim. Është një trajner me shumë eksperiencë dhe me shumë sukses në karrierën e tij. Në radhë të parë është një njeri i mirë, që di ta organizojë ekipin që njëri me tjetrin të shkojë shumë mirë. Se ajo është më e rëndësishme”.

Mosha e re në Kombëtare: “Të marrësh atë që ke dhe ta përdorësh sa më mirë. Ka lojtarë të rinj dhe kanë 10 vite para tyre për të luajtur për Kombëtaren. Duhet të jetë cilësia te lojtarët e rinj të të arrijnë sa më shumë sukses dhe ta rrisin sa më shumë Kombëtaren. Edhe unë kur isha më i ri ishte në ato ëndërrat për ta rritur Kombëtaren e për ta bërë të njohur në botën e futbollit. Ndoshta tani jam pak më i vjetër 28 vjeç, por ndihem akoma i ri”.

Ëndrra dhe shiriti i Kapitenit: “Pjesëmarrja në Botëror do të ishte maja në kategorinë kombëtare. Për kapiten nuk e kam mendjen aty. Lider më shumë, jo kapiten“.

Karriera te Atalanta: “Për momentin jam shumë i lumtur sepse kemi bërë një rritje si ekip, por edhe individual. Me Atalantën kemi bërë çdo vit një hap sa më të lartë. Në qoftë se kea to gjërat që do ti përmirësosh gjithmonë, motivimi të mbetet. Kur ke motivimin e njëjtë ndoshta duhet të shikosh të ëndërrosh diçka. Por nuk jam në atë moment dhe nuk mendoj për tu larguar. Na pyesin shpesh herë edhe në Itali, por ajo është diçka që mungon te Atalanta. Dihet që vitet e fundit kemi bërë shumë hapa përpara, hera e tretë radhazi në Champions dhe ajo në na mungon është një sukses, një trofe. Nuk është e lehtë. Kemi qenë dy herë në finalen e Kupës dhe kemi humbur dy herë. Kështu që ndoshta e treta e vërteta“.

Topi i Artë? Levandovski është një nga favoritët“, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *