Besnik Hasi po paguan një pjesë të madhe të faturës për dramën që ndodhi në Arabinë Saudite. Një prej klubeve më të mëdha dhe një nga më të vjetërit në këtë vend, Al Ahli, ka përjetuar turpërimin e madh pasi ra nga kategoria elitare. Kjo skuadër ishte formuar për të fituar titullin kampion. Drejtuesit e klubit do t’i përgjigjeshin Hasit në të gjitha kërkesat e tij, madje duke transferuar edhe Ezgjan Alioskin pas shkëlqimit me Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk mjaftoi, teksa Al Ahli me trajnerin shqiptar numëroi vetëm 5 fitore në 23 ndeshje, duke përfshirë 10 barazimet dhe 8 humbjet.
Ky ishte bilanci negativ që bëri drejtuesit e klubit të vendosnin menjëherë për shkarkimin e Hasit. Skuadra ndodhej vetëm tre pikë larg nga zona e ftohtë që të rrëzonte nga kategoria elitare. Më pas as trajneri i ri nuk arriti që ta shpëtonte Al Ahlin, teksa kishte vetëm 7 ndeshje në dispozicion deri në fundin e sezonit. Për këtë arsye, mes dramës së madhe së verdiktit që ka dhënë ky sezon, mediat në Arabinë Saudite e quajnë Besnik Hasin si një prej përgjegjësve kryesorë që solli këtë përfundim të trishtë. /Sport Ekspres/