Historia e Peter Olayinka është ajo e një përralle të bukur, që ndonjëherë shkon përtej imagjinatës. Ishte vetëm një prej djemëve afrikanë të shumtë që kishte talent të madh në futboll, por asnjë zgjidhje në kaosin e vendit që jetonte.
Nuk kishte para për të blerë as këpucët e futbollit. Por ai besim i madh te Zoti e nxorri Olainkën nga mizeria që po jetonte. Do të vinte në Ballsh me tuta të shkurtra dhe bluze të tillë, ndërsa ishim në dimrin e acartë.
Për të mbërritur te ai goli ndaj Interit në mbrëmjen e magjishme të “Champions League”. Përtej ëndrrave të Olainkës përtej imagjinatës së tij: “Unë nuk e kam shpresuar kurrë këtë që ka ndodhur. Kur isha 15-vjeç unë nisa të jap gjithçka rreth futbollit. Kisha një vizion për të luajtur për një klub të madh, që është i njohur në Europë. Ato klube që i kemi parë disa herë në TV, por më mungonte lumturia dhe ndihma e Zotit. Unë kam edhe një tatuazh: “Zoti është bariu im, nuk do të jem kurrë i vetëm.”
Në qytetin e Ballshit do të zbriste vetëm me pantallona të shkurtra dhe një bluze të shkurtër në mes të dimrit. “E dija që do ishte e vështirë që ta provoja. Nuk mund të shkoja direkt te Bayern Munich”, ka thënë Olainka. /Sport Ekspres/