Skuadrat turke gjithnjë e më shumë po kthejnë vështrimin e tyre nga lojtarët shqiptarë, duke peshkuar futbollistë nga Kategoria Superiore apo edhe Superliga e Kosovës. Paraqitjet e mira të bëra në kampionatin turk ka bërë që interesimi të rritet ndjeshëm kohëvë të fundit.
Tashmë është një emër i madh i futbollit të Turqisë që gjurmon talented shqiptare. “Indeksonline” bën me dije se Beshiktashi ka hedhur sytë nga Llapi për të përforcuar ekipin. Skuadra nga Kosova është duke kryer fazën përgatitore në Antalia, atje ku bardhezinjtë nga Stambolli po vëzhgojnë 20-vjeçarin Valmir Veliu. Beshiktashi ka nisur negociatat për lojtarin në fjalë, ndërsa mbetet për tu parë se si do të përfundojnë bisedimet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/