Besëlidhja, sulmi “top”, Lani: Fitorja na mban në garë

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja, dje paradite iu dha fund përgatitjeve për startin e javës së 13 të kampionatit që do të ngrejë siparin e vitit 2018 në Burrel. Besëlidhja gjysmën e parë të sezonit e mbylli në vend të tretë me një diferencë prej 11 pikësh me kreun. Tekniku Gledis Lani i ka në dispozicion të gjithë futbollistët e organikës përveç mesfushorit Samet Hepaj i cili është i dëmtuar dhe nuk do të aktivizohet për rreth 4 javë. Merkato e janarit deri tani tek Besëlidhja ka sjellë këta futbollistë, mesfushorin shkodran Bekim Erkoçeviç, sulmuesit Kosta Bajiç dhe Sajmir Hasanin.

LANI – Trajneri Gledis Lani gjatë një bisede për “Sport Ekspres” u shpreh kështu për ndeshjen ndaj Burrelit. “Kalendari na ka rezervuar një transfertë mjaft të vështirë, kjo jo vetëm për traditën dhe formën aktuale të Burrelit, por kjo skuadër është etur për pikë ndaj duhet që të tregohemi tepër të kujdesshëm përballë kundërshtarit gjatë gjithë kohës së ndeshjes. Pozitive për ne është se pjesën dërmuese të futbollistëve të organikës i kam në dispozicion. Ndaj, më duhet që të formatoj një formacion që i përshtatet sa më shumë kundërshtarit, kjo për të pasur sukses, pasi pozitat tona na vënë në pozita vetëm për ta fituar takimin e sotëm. Shpresoj që edhe futbollistët e ardhur për llogari të merkatos janarit të integrohen sa më mirë në formacion, çka do të ishte një sukses për ne”.

Formacioni i mundshëm: Bajri, I. Kamara, Dore, Dibra, Ndreca, Met’hasani, Erkoçeviç, O. Kamara, Hidri, Ajazi, Bajiç. Trainer: G. Lani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online