Besëlidhja “shfryn” Besën, Kamara është heroi

 

BESËLIDHJA – BESA 2-0

Shënues: O. Kamara 53’, 89’

BESËLIDHJA: Demi, Vocaj, Dore, Dibra, Ndreca, I. Kamara, Met’hasani, O. Kamara (Miloti 90+1’), Hepaj, Frroku (Dyca 65’), Bangura (Konte 87’). (NË DISPOZICION: Bajri, Junior Gomes, Përgjoni, Hidri). Trajner: A. Pepaj.

BESA: A. Kaloshi, Perja, Er. Hoxha, Kaja, Biba, Shabani, Mihani, Duka (Morina 55’), Cara (Brahimaj 77’), E. Kaloshi, Dervishi (Isufi 80’). (NË DISPOZICION: Rexhepaj, Bushi, Ed. Hoxha, Kullolli). Trajner: B. Sinella.

GJYQTARË: Erand Demiraj, Gentian Kamolli, Adhurant Mema (Pogradec), Indrit Zhuli (Tiranë)

VËZHGUES: Bujar Pregja (Tiranë)

DELEGAT: Idriz Gashi (Durrës)

KARTONA TË VERDHË: i. Kamara 40’, Vocaj 68’, O. Kamara 70’/Kaloshi 40’, Cara 67.

 

Bernard Gjikolaj

Supersfida mes Besëlidhjes dhe Besës ka nisur mjaft e fortë dhe e luftuar, ku të dyja skuadrat e kërkuan shumë shpejt golin duke rrezikuar seriozisht portat respektive. Besëlidhja falë dopietës së Oumar Kamarasë, merr 3 pikët dhe bën autokritikën pasi barazoi me Tërbunin javën e shkuar në Lezhë. Lezhjanët janë më kërkues, madje skuadra e tyre, ndryshe nga një javë më parë është më e qartë në veprimet e veta, por edhe sulmon. Kamara e Ndreca organizojnë sulme, por në finalizim nuk janë të saktë. Po ashtu, edhe skuadra mike reagon me Kaloshin. Këmbëngulin lezhjanët, të cilët janë gjithnjë në kërkim të golit, duke rrezikuar dy herë radhazi me anë të Frrokut, O. Kamara dhe Bangurës që zihet në pozicion jashtë loje. Përsëri këmbëngulin lezhjanët. Në të 19’ ishte O. Kamara që sulmon rrezikshëm pasi merr një top nga Met’hasani, por në çastet e fundit gabon. Pas këtyre rasteve të krijuara nga lezhjanët, “frenat” e lojës i merr në dorë Besa duke sulmuar rrezikshëm portën lezhjane, pikërisht në të 21’. Ishte Er. Hoxha që godet një top me kokë i ardhur nga një kros nga e majta e sulmit, duke goditur traun e Demit, topi kthehet në lojë dhe në të 22’ ishte Kaloshi që gjuan fort, por topi devijohet nga mbrojtja lezhjane në korne. Kavajasit bëhen zotër të fushës duke e shtyrë Besëlidhjen në gjysmëfushën e sajë dhe duke e goditur portën rrezikshëm, në të 28’ Kaloshi, në të 33’ Shabani. Në të 40’ sulmon përsëri Besa duke fituar një goditje dënimi afër zonës lezhjane, gjuan Mihani, jashtë kuadratit dhe në të 41’ ishte Kaloshi që provon të gjuaj në hyrje të zonës lezhjane dhe topi kalon ngjitur me traun e Demit dhe me këto raste mbyllet fraksioni i parë pa gola.

PJESA E DYTË – Fraksioni i dytë ishte mjaft i fortë, spektakolar dhe më i luftuar se i pari pasi të dyja skuadrat kërkuan zhbllokimin e rezultatit. Të parët janë lezhjanët që në të 52’ sulmojnë rrezikshëm me anë të Ndrecës dhe O. Kamara, por pa rezultat. Në të 53’ janë përsëri futbollistët lezhjanë që sulmojnë me anë të Frrokut, topi kontrollohet nga O. Kamara i cili nuk heziton, por sapo gjen hapësirë gjuan duke zhbllokuar rezultatin në 1-0. Pas avantazhit çlirohen futbollistët e Besëlidhjes dhe e kontrollojnë totalisht lojën duke e bërë inegzistente Besën që i lodhi fraksionin e parë. Në të 68’ ishte përsëri O. Kamara që sulmon i vetëm duke shmangur 4 futbollistë kavajas, por tregohet egoist dhe kjo i kushtoj pasi futbollisti i pestë ja rrëmbeu topin nga këmbët duke i mohuar një gol të sigurt. Besa mbetet inekzistente duke mos e përballuar furinë e Besëlidhjes dhe në të 89’ ishte përsëri O. Kamara që pasi merr një top sulmon i vetëm brenda zonës kavajase dhe ja del që t’i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe portierit kavajas duke shënuar golin e dytë. Ndonëse pati disa përpjekje të kavajasve për t’iu afruar zonës lezhjane duke përfituar nga 4 minutat shtesë që u akorduan, por vendosmëria e Besëlidhjes ishte tepër e fortë, kësisoj i gjithë takimi u mbyllë me shifrat 2-0.

 

Pas ndeshjes…

  1. Pepaj, trajneri i Besëlidhjes: “Atë që nuk ja dolëm pjesën e parë, skuadra e bëri të dytën duke ja dal që të shënonte dy herë. Pjesa e parë ishte më e dobët për ne, pasi futbollistët ende nuk u lidhën ashtu siç duhet mes tyre, po ashtu nuk i shfrytëzuan si duhet rastet e krijuara. Pjesa e dytë ndryshoj në favorin tonë, pasi futbollistët ishin të vendosur për ta fituar ndeshjen dhe ja dolën me sukses, kjo pasi repartet i koordinuan mirë veprimet. Ndonëse e fituam sfidën ndaj Besës, përsëri kam rezerva për skuadrën, por besoj se nga ndeshja në ndeshje lidhja mes futbollistëve do të konsolidohet, pasi është një ekip i rinovuar gati totalisht”
  2. Sinella, trajneri i Besës: “Për mua rezultati nuk ju përshtat lojës, pasi skuadra luftoj fort duke krijuar raste të shumta me një volum të madh loje, por nuk ja dolëm që të finalizonim ndonjë syresh. Kjo është humbja e parë në këtë fillim kampionati. Ne si objektiv kemi përfshirjen në pesëshen e parë të grupit, më pas do të mendojmë për objektivin final. Besëlidhjes i uroj suksese në rrugën e saj drejt objektivave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *