Në ndeshjen me Izraelin binte në sy rikthimi i tifogrupit “Tifozët Kuq e Zi”. Mbështetësit e Kombëtares ishin rikthyer në shkallët e stadiumit, pas një kohe relativisht të gjatë.
Nuk mungon koreografia spektakolare, e cila shoqërohej me mbishkrimin: “Bashkimi bën fuqi”. Në sfond stema e vjetër e Kombit shqiptar si dhe viti 1444, që simbolizon Besëlidhjen e Lezhës, ku principatat shqiptare u bashkuan së bashku kundër turqve.
Një mesazh i bukur pas rikthimit, por dhe entuziazëm dhe gjallëri edhe pse nuk është një numër i madh spektatorësh në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.