Besëlidhja blof në start, Tërbunin s’e kënaq pika!

Lezhjanët gabojnë në fushën e tyre, kurse pukjanët e nisin mbarë në një transfertë delikate

BESËLIDHJA  1

TËRBUNI       1

Shënues: O. Kamara 11’ / S. Shaba 73’

BESËLIDHJA: Bajri, Dibra, Dore, I. Kamara, Ndreca, Met’hasani, O.Kamara, Bangoura (Konte 67’), Hepaj, Frroku (Dyca 67’), Vocaj (Miloti 77’). Trajner: A. Pepaj.
(Në dispozicion: Malaj, Zhunior, Përgjoni, Shquti)
TËRBUNI: Mehidri, Rrustemaj, Prendi (Zagani 92’), Beci, Balaj, Mezini, Janot, Saliaj (Pepa 55’), Lekaj (Taku 68’), Shaba, Nimani. Trajner: K. Krepi.
(Në dispozicion: Rexhepi, Shytani, Blinishta, Neziri)
Gjyqtarë: S.Greca, D.Koreshi, E.Malo (Lushnjë)
VËZHGUES: G. Gaçe (Tiranë)
DELEGAT: E. Gjini (Tiranë)
KARTONA VERDHË: I. Kamara 87’ / Rrustemaj 57’

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja bën hap fals në shtëpi, duke barazuar me një ekip rival, të paktën në deklaratat dhe merkato që kanë zhvilluar pukjanët. Skuadra e Besëlidhjes ka gabuar duke lënë dy pikë në shtëpi dhe duket se ende nuk është konsoliduar. Kurse pukjanët, ashtu si edhe një vit më parë barazojnë në Lezhë dhe marrin një pikë të rëndësishme. Dy ekipe me shumë ndryshime në përbërjet e tyre, pasi kanë afruar lojtarë vendas dhe të huaj për të realizuar synimin për t’u ngjitur në elitë…
NDESHJA – Besëlidhja e nis me ritëm ndeshjen dhe hidhet në sulm. Pukjanët përpiqen që të orientohen, por kur u duk se gjithçka po vihej në baraspeshë, është një nga lojtarët guineas të lezhjanëve, Oumar Kamara, i cili shënon. Besëlidhja në delir, kërkon të ruaj rezultatin dhe të shënoj golin e dytë për ta bërë edhe më të sigurt fitoren që në pjesën e parë. Por edhe pukjanët, me një ekip mjaft simpatik luajnë të mobilizuar dhe i përgjigjen lezhjanëve. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit.
PJESA E DYTË – Në pjesën e dytë, ritmi i vendasve sikur bie. Jaën ëmë kërkues, madje edhe më të freskët fizikisht pukjanët e Krepit. Ky i fundit vazhdimisht karikon skuadrën e tij. Në të 73’ është Stivi Shaba që shënon dhe barazon rezultatin. Ndeshja bëhet interesante, pasi loja bëhet më agresive dhe e dyluftuar. Lezhjanët kanë një tjetër rast me Kamaranë, po ashtu edhe miqtë nga Puka me Shabën. Por, takimi përfundon 1-1, me vendasit që zhgënjejnë në start dhe pukjanët që i gëzohen pikës së marrë në një transfertë delikate.

Pas ndeshjes…

K.Krepi, trajneri i Tërbunit: “Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur gjatë gjithë javës. Me situatën dhe gjendjen të cilën e gjetëm Besëlidhjen, ne duhej që të fitonim në Lezhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *